Edhe pse Sandra Bullock ka marrë cmimin “Gruaja më e bukur në botë” për vitin 2015 nga revista People, ajo nuk merret shumë seriozisht me pamjen e vet.
Aktorja 50 vjecare në fakt tha se ka qeshur shumë kur mori vesh se e kanë nderuar me këtë cmim.
“Jo, vërtetë. Thashë me vete “Kjo është qesharake””, ka thënë ajo për People.
Aktorja thotë se bukurinë më të madhe e gjen në rolin e mamasë për djalin e saj 5 vjecar, Louis, dhe shton se jeta e tyre së bashku gjithnjë e kujton për gjërat që janë më të rëndësishme në jetë.
“Bukuria e vërtetë është e heshtur. Të jesh një njeri më i mirë, të jesh mama e mirë, të bësh drekën mirë, të lejosh dikë të të dalë para se është me nxitim. Njerëzit që më duken më të bukur janë ata që nuk përpiqen.”
Si mama, Bullock thotë se është gjithnjë pas të birit, por asnjëherë nuk e llaston.
“Të tjerët i lejoj ta llastojnë por unë jam ajo që i vë rregullat.”
Aktorja duke qeshur tregon se djali i saj ende nuk e di se cfarë pune bën.
“Për pak kohë mendonte se isha astronaute. Më pëlqen sepse nuk dua që puna ime të kthehet në cështje të rëndësishme. Dua që edhe ai si gjithë fëmijët e tjerë të ndihet në siklet nga prindërit, kur të jetë rasti.”
Edhe komplimentat më të bukura ajo i merr nga djali i saj.
“Po e vija në shtrat për të fjetur dhe po i thoja se edhe kur të jem e plakur dhe me rrudha do ta dua shumë. Ai më pyeti se përse kam rrudha në fytyrë dhe unë po i thoja se disa prej tyre janë sepse qesh shumë. Në këtë cast ai më preku fytyrën dhe më tha “Nuk je plakë, thjesht je e lumtur.””