Sandra Bullock nis bashkëjetesën

Koha që kalon me familjen është ajo që vlerëson dhe e gëzon më shumë aktoren Sandra Bullock.
Vetëm pak muaj pasi njoftoi se kishte adoptuar fëmijën e saj të dytë, Sandra është më e lumtur se kurrë me familjen e saj, që tashmë përfshin edhe të dashurin, Bryan Randall.
“Bryan dhe Sandra kanë nisur bashkëjetesën. Ai e ka ende shtëpinë e tij por jeton me Sandra-n në shtëpinë e saj. Pjesën më të madhe të kohës e kalojnë së bashku”, ka thënë një burim i afërt i ciftit.
Miqtë dhe të afërmit e aktores mendojnë se ata do të fejohen deri në fund të këtij viti.

Advertisement