Sandra Bullock ballë përballë me fansin e saj të frikshëm

Sandra Bullock dukej e tmerruar kur ka dalë ballë përballë me fansin që e ndiqte. Të enjten është mbajtur seanca dëgjimore ku aktorja ka treguar të gjithë historinë si dhe gjykatësit kanë dëgjuar telefonatën që ajo i ka bërë policisë.
Në sallë dëgjohej zëri i Bullock kur fliste me policinë, e fshehur në dollapin e saj të rrobave, pasi djali që e ndiqte i kishte hyrë me forcë në shtëpi. Gjatë telefonatës Sandra sqaronte se kishte parë një djalë që ngjitej në katin e dytë të shtëpisë së saj.
Ajo pyeste e tmerruar se sa mund të vonoheshin policët për të mbërritur aty.
Ngjarja është zhvilluar në Qershor 2014.
Joshua Corbett u akuzua se ka hyrë me forcë në shtëpinë e aktores ndërkohë që ajo ishte brenda. Policia pas kontrolleve i ka gjetur atij armatime dhe fishekë.
Ndër akuzat me të cilat ai do të përballet janë edhe “vjedhje”, “ndjekje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Corbett nga ana e tij tha se është i pafajshëm.

Advertisement