Edhe pse dikur ishin mikesha të mira tashmë miqësia mes këngëtareve Samanta Karavellës dhe Ronela Hajatit nuk vazhdon më.
Tashmë u bënë vite që këngëtaret i kanë zeruar raportet mes tyre dhe kureshtja e të gjithëve padyshim që mund të jetë në gjetjen e shkaktarëve që e çuan këtë raport në këtë gjendje.
Së fundmi në “Pop Culture” ka qenë e ftuar këngëtarja Samanta Karavella e cila ka zbuluar më shumë detaje rreth kësaj teme.
E pyetur se çfarë marrëdhënie ka me kolegët, Samanta është shprehur: “Unë kam raporte të mira me kolegët, normalisht të balancuara”.
Më pas për raportin e prishur me Ronelën, Samanta ka deklaruar: “Thjesht vendosa të nis një kapitull të ri pa telenovela, nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk ekziston, më pëlqejnë miqësitë e pastra”.