Salianji: Në 14 Maj do të fitojmë ne, duket në shkatërrimin që Qeveria e Ramës i ka bërë Shqipërisë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se në betejën elektorale të 14 Majit, do të fitojë opozita.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Salianji shprehet se ata do të fitojnë dhe këtë e shikon dhe masivitetin e protestave e në pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë së drejtuar nga Rama.

Advertisement

Ervin Salianji: Pamjet flasin vetë, shikojeni si vaki. Këtu do të jemi dhe në javën e tretë të fushatës. Do të detyrohet Rama që të mbledhë administratën. Në 2021-shin pavarësisht se PD la mandatet, nuk kishte asnjë bashki, pati njëmijë marifete dhe diferenca ishte më pak se gjysma e votave të pavlefshme. Po të marrim në total, votat e PS janë pakicë. Rama as nuk i do njerëzit dhe as njerëzit nuk e duan. Do të fitojë opozita edhe në sondazhe ka 70 për qind njerëz që kanë pakënaqësi ndaj opozitës. Ne do të fitojmë, duket në masivitetin e protestave, në të gjithë shkatërrimin që i ka bërë Shqipërisë Qeveria e Ramës. Për çfarë duhet të votohet sot PS? Duhet të votohet kundër qeverisë duke votuar për kandidatët e opozitës në çdo zonë.