Sa vështirë të flasësh për seksin!

Ylli i futbollit u ul së bashku me të shoqen Victoria për të diskutuar për disa gjëra jetësore, meqë i biri kish filluar shkollë të re dhe kish filluar të tërhiqte vëmendjen e vajzave. Davidit kjo bisedë ju duk aq e çuditshme saqë ish detyruar të largohej nga dhoma. Gjatë një interviste me Ryan Seacrest në programin e tij radiofonik, futbollisti ka thënë: ”Brooklyn ka filluar të shkojë në një shkollë të re. Ka vërejtur një vëmendje shumë të madhe nga vajzat dhe kjo gjë i pëlqen shumë, ndaj kish ardhur momenti të flisnim për seksin. Me tepër foli Victoria se unë. Në një moment unë dola fare nga dhoma sepse Brooklyn më shihte me bisht të syrit dhe qeshte. Ishte një bisedë serioze ndaj më mirë të largohesha”.

Advertisement