Femrat 33 vjeçare i dedikojnë mesatarisht vetëm një orë në ditë vetes, ndërsa meshkujt diçka më tepër. Mendohet se femrat janë tre herë më të zëna se meshkujt. Kjo mund të vijë si pasojë e punëve në rangje të larta profesionale dhe të pasurit familje në moshën 30 vjeçare. 90% e femrave bien dakort se ato janë më të zëna se meshkujt e si aspak surprizë, vetëm 8% e meshkujve bien dakort me këtë pohim. Me sa duket vendin kryesor në këtë moshë e zë aktiviteti i punës, pasi 66% e 33 vjeçarëve shpenzojnë më tepër se 38 orë në javë në zyra dhe 56% marrin rregullisht punë për të bërë në shtpëi. Nga sa më sipër nuk është aspak surprizë që mbi 1/3 flenë vetëm 5 orë në vend të 7 orëve të rekomanduara. 60% e 33 vjeçarëve dalin vetëm një apo dy herë në javë ndërsa 1 person në 5 nuk dalin fare.