Sa minuta shpenzon në tualet?

Një kompani private kineze ka instaluar një rrjet shumë të sofistikuar kontrolli. Ky rrjet i instaluar në fabrikë është në gjendje të kontrollojë të gjithë aktivitetet e punonjësve dhe evidenton gjithë gabimet e tyre duke raportuar automatikisht tek drejtuesit e kompanisë. Çdo herë që një punonjës bën një gabim sistemi dërgon një alarm dhe punonjësi thërritet, kritikohet e në disa raste edhe gjobitet. P.sh. Kompania ka vendosur që punonjësit e saj nuk mund të kalojnë më tepër se 400 minuta/muaj në tualet. Në fund të muajit sistemi harton një raport të detajuar me minutat e kaluara në tualet nga secili prej punonjësve.

Sipas raportimeve të shtypit lokal kinez dhe nga disa blogje, këtë muaj psh. 13 persona e kishin kaluar limitin e vendosur për minutat në tualet me 50 minuta, ndaj janë paralajmëruar verbalisht se nëse e përsërisnin do të gjobiteshin me 1 yuan për çdo minutë extra. Kështu 5 persona që kishin kaluar 450 – 499 minuta në banjo u gjobitën me 50 yuan. Një punonjëse që kish kaluar 512 minuta në tualet, përveçse ishte paralajmëruar, ishte gjobitur me 100 yuan dhe nëse e përsëriste gabimin mund të rrezikonte vendin e punës. Në këtë kompani monitorohet gjithçka, edhe nëse lahen apo jo duart para se të hajnë, nëse i kanë veshur në mënyrë korrekte uniformat, nëse i fikin dritat dhe ajrin e kondicionuar, nëse përdorin celularët për çështje personale etj… A do të mundeshit të punonit në një fabrikë të tillë?

Advertisement