Sa i drejtë ishte eliminimi i Gjestit nga “BBVK”?

Një televotim kokë me kokë u hap në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova. Kjo në mes të Gjestit dhe Drilonit, pas një avantazhi që pati Leonardo Gashi si kapiten i javës dhe çoi në televotim dy banorët e lartëpërmendur.

Ai që la shtëpinë më të famshme ishte Gjesti duke ngritur kështu një sërë pikëpyetjesh kudo nëpër rrjet. Kjo për faktin se ai ka qenë një ndër konkurrentët më të dashur prej publikut dhe këtë fakt e vërteton më së miri mbështetja që individët kanë treguar ndaj tij kudo nëpër rrjete sociale për të.

Advertisement

Mesa duket, nuk ishin votat e publikut ato që çuan Gjestin jashtë shtëpisë por të produksionit. Nëse votat e publikut do të merreshin parasysh, ish-banori me siguri do të triumfonte me çmimin e madh në duar!

Sakaq ende nuk kemi një reagim prej tij pas largimit nga shtëpia.