Të paktën 38 persona humbën jetën pas zjarrit në një spital psikiatrik në rajonin e Moskës, njoftoi Ministria ruse e Shëndetësisë, e cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Ria Novosti. “Sipas informacioneve paraprake, 38 persona kanë humbur jetën, përfshirë dy punonjës”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së sipërcituar, Oleg Salagaj. Zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë spitalin, që ndodhet në Ramenski, fshat në rajonin e Moskës. Një ekip hetimor është ngritur për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.