Rusia mund të vendosë avionë bombardues strategjikë në Kubë, deklaroi sot komandanti i forcave ajrore strategjike ruse, gjenerali Anatoli Jikharev. “Kjo gjë është e përfytyrueshme me Kubën”, deklaroi gjenerali rus duke nënvizuar se “nëse ka një vullnet nga ana e drejtuesve të të dy shteteve, një vullnet politik, ne jemi gati të fluturojmë për atje”. Ndër të tjera, presidenti venezuelian, Hugo Chavez i ofroi Rusisë të presë bombardues strategjikë rusë në territorin e tij, tha gjithashtu ai.