Përmes një deklarate të zëvendësministrit rus të Punëve të Jashtme, Aleksei Borodvakin Rusia i bëri thirrje sot Koresë së Veriut të heqë dorë nga procedimi i lëshimit të satelitit të parashikuar në fillim të prillit. Leshimi ne orbite i satelitit nga Koreja e Veriut eshte parashikuar te ndodhe ne 4-8 prill. “Situata ne rajon eshte e ndere dhe nuk ka nevoje qe tensionet te shkojne me tej”, ka thene zv/ministri i Jashtem rus, Alexei Borodavkin. Qeveria e Phenianit flet per nje satelit komunikimi, por sipas SHBA-se, Japonise dhe Korese se Jugut, behet fjale per testimin e nje rakete me rreze te gjate veprimi. Nderkaq, Japonia ka reaguar duke thene se do te vendose interceptoret raketore per te shkaterruar cdo pjese te raketes koreane, qe mund te bjere ne territorin e saj.