Rusi – Tërhiqet nga bisedimet me Gjeorgjinë

Delegacionet nga Rusia dhe një rajon tjetër rebel i mbështetur nga Moska, Osetia e Jugut, ishin tërhequr nga bisedimet, njoftoi agjencia ruse e lajmeve “Interfax” duke cituar deklaratat e zëvendësministrit të Jashtëm rus, Grigory Karasin, në Gjenevë. “Të diskutohet lidhur me çështje serioze të sigurisë pa praninë e njërës palë në bisedime do të ishte një veprim i çuar dëm”, deklaroi Karasin. “Osetia e Jugut është tërhequr nga bisedimet së bashku me Moskën”, theksoi ai. Bisedimet ndërmjet Rusisë, rajoneve separatiste dhe Gjeorgjisë do të zhvilloheshin dje dhe sot në Gjenevë. Bisedimet kryesohen bashkërisht nga OKB-ja, BE-ja dhe OSBE-ja.

Advertisement