Rusia deklaroi sot se mirëpriste vendimin e marrë nga ministrat e Jashtëm të NATO-s për rifillimin e marrëdhënieve të nivelit të lartë me Moskën. “Ky vendim është një hap i rëndësishëm në rrugën e duhur”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme. Marrëdhëniet e këtij niveli u ngrinë vitin e kaluar mes NATO-s dhe Rusisë, pas ndërhyrjes ushtarake të Moskës kundër Gjeorgjisë, vend që aspiron të anëtarësohet në aleancën ushtarake.