Para se të mbërrijë në kryeqytetin turk, shefi i qeverisë ruse do të zhvillojë bisedime në Moskë me presidentët e Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe rezultatet e këtyre takimeve do të diskutohen në Ankara. Objektiv i diplomacisë turke është normalizimi i raporteve mes vendeve fqinjë. Vladimir Putin e ka vizituar Turqinë edhe më parë në cilësinë e presidentit.