Betohem, si president i federatës së Rusisë se do të respektoj të drejtat dhe liritë e popullit dhe qytetarëve”, deklaroi ai gjatë një ceremonie në Kremlin. Me dorën e djathtë mbi Kushtetutën e vendit ai betohet në Kremlin para 3000 të ftuarve. Menjëherë pas betimit u këndua himni rus. Presidenti në ikje, Dmitri Medvedev mbajti fjalën e tij të fundit si president i vendit. “Jam i lumtur që sot Vladimir Putin bëhet president, është një njeri me eksperiencë dhe një drejtues i fortë”, deklaroi Medvedev.