Rusia po përpiqet për prodhimin e sistemeve antisatelit, duke vazhduar në të njëjtën kohë të kundërshtojë dislokimin e armëve në hapësirë, deklaroi zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Vladimir Popovkin. “Nuk mund të rrimë të qetë e të shohim të tjerët që bëjnë këtë gjë. Mund t’ju them se punime të tilla po ndërmerren në Rusi”, pranoi gjenerali Popovkin, duke nënkuptuar kërkimet e filluara nga Shtetet e Bashkuara. Rusia gjithmonë është shprehur kundër dislokimit të armëve në hapësirë”, theksoi ai.