Zëdhënësi Andrei Nesterenko tha se rolin udhëheqës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës e ka Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se kjo është shkruar qartë në rezolutën 1244, e cila sipas tij, është ende në fuqi. “Moska nuk e konsideron legjitime zyrën e përfaqësuesit civil ndërkombëtar, e cila bazohet në planin e Ahtisarit, respektivisht në dokumentin që nuk e ka miratuar Këshilli i Sigurimit dhe i cili nuk është në fuqi”, ka pohuar zëdhënësi.