Rusi – Ndalon shitja e raketave për Iranin

Lajmin e bën të ditur agjencia ruse “Interfax”, e cila iu referohet burimeve zyrtare të besueshme. “S-300” janë raketa tokë-ajër, në gjëndje të lokalizojnë dhe shkatërrojnë raketa të tjera ose avionë armiq deri në 150 kilometra distancë. Ditën e djeshme Këshilli i Sigurimit votoi me 12 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim për aplikimin e sanksioneve të reja ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.

Advertisement