Në mesazhin e tij të urimit thuhej se “vendimi i Komitetit Nobel dëshmon një vizion realist të dinamikave të zhvillimit në botë”. “Mendoj se ky vendim i Komitetit Nobel tregon qartë një vizion realist të dinamikave të zhvillimit në botë”, bëri të ditur presidenti Medvedev ndër të tjera, duke shtuar se shpreson që ky vendim të jetë një inkurajim tjetër për t’u bashkuar me përpjekjet për të krijuar një atmosferë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të nxitur iniciativa mjaft të rëndësishme për sigurinë globale. Komiteti Norvegjez i Nobelit ia dha çmimin presidentit Obama me motivacionin për punën e tij në konsolidimin e diplomacisë ndërkombëtare, duke përmendur përpjekjet e tij të veçanta drejt një bote pa armë bërthamore. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, toni i tij Obama tregonte modesti. “Të them të drejtën nuk më duket se e meritoj të jem në grupin e figurave të tilla transformuese që janë nderuar deri tani me këtë çmim, burra dhe gra që më kanë frymëzuar, që kanë frymëzuar të gjithë botën me përpjekjet e tyre të guximshme për të vendosur paqen”, mësohet të jetë shprehur ai.