Rusi – Medvedev telefonatë me Obamën për cështjen bërthamore

Lajmi konfirmohet nga një komunikatë zyrtare e Kremlinit, përmes të cilës thuhet se dy homologët kanë rënë dakord mbi nevojën për të nxitur negociatorët që të shkurtojnë kohën për nënshkrimin e marrëveshjes së re për reduktimin e armëve bërthamore. “Pala ruse ka nënvizuar rëndësinë për të kompletuar bisedimet brenda një kohe të shkurtër, për të përgatitur këtë dokument që është jetësor për sigurinë dhe stabilitetin strategjik dhe për ta firmosur atë sa më shpejt”, citon deklarata e Kremlinit.

Advertisement