Rusi – Medvedev përshëndet ratifikimin e “Start”

Marrëveshja e arritur do të kufizojë potencialet bërthamore të dy vendeve, ndërsa rreth 30% e armëve të shkatërimit në masë do të shkatërrohen së shpejti. Që Traktati të hyjë në fuqi është i nevojshëm edhe aprovimi i parlamentit rus, ku Partia Rusia e Bashkuar zotëron një mazhorancë të madhe dhe nuk duhet të jetë një problem të sigurojë votat e nevojshme. Senati kaloi marrëveshjen me 71 vota pas 26 muajsh debatimi dhe Medvedev deklaroi: “Kjo është marrëveshja më domethënëse e kontrollit të armëve ndonjëherë. Ajo do ta bëjë më të sigurt botën që jetojmë. Shpresoj që edhe Duma Ruse të ndjekë shembullin e Senatit Amerikan”. Sipas mediave ndërkombëtare, ratifikimi i marrëveshjes nga administrata Obama do të krijojë kushtet për ndërtimin e marrëdhënieve të reja më të ngrohta me Rusinë.

Advertisement