Ministri rus i Energjisë, Sergei Shmatko, u takua në Teheran me ministrin iranian të Naftës, Gholam Hosein Nozari, për projekte të përbashkëta ruso-iraniane rreth naftës dhe gazit, njoftoi Ministria ruse e Energjisë. “Rusia i ofroi Iranit të shesë një pjesë të naftës së saj në Bursën e Shën-Petërburgut”, njoftoi ministria, që citon ministrin Shmatko. Ky i fundit e vlerësoi projektin si “përpjekje të mirë në një kohë kur të gjithë prodhuesit e naftës janë të shqetësuar për shtimin e infrastrukturave tregtare”.