Rusi – Marrëveshje bërthamore me Indinë

Marrëveshja do të nënshkruhet gjatë një vizite të Medvedev në Indi, e cila pritet të kushtojë 30 miliardë dollarë, për zhvillimin e të ashtuquajturit “brezi i pestë” i avionëve luftarakë “stealth”. Gjatë vizitës mund të arrihet edhe një marrëveshje për furnizimin e reaktorëve rusë të energjisë bërthamore që po ngrihen në Indi. Në prag të vizitës së tij, presidenti Medvedev deklaroi se India dhe Rusia kanë një lidhje të fuqishme. “Me shumë të drejtë ne mund ta quajmë atë një partneritet të privilegjuar”, tha Medvedev për gazetën “Times of India”.

Advertisement