Rusi – Marredheniet me NATO-n ne nivel te ulet

Komandanti Suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan, Xhon Kredok, ka vlerësuar se Rusia ka për qëllim t’i dobësojë institucionet perëndimore, dhe se marrëdhëniet e saj me Aleancën në vitet e ardhshme do të jenë në nivelin më të ulët që nga përfundimi i luftës së ftohët. “Rusia me gjasë është përcaktuar për dobësimin e institucioneve Euroatlantike të sigurisë, duke treguar gatishmërinë që ta shfrytëzojë ndikimin ekonimk dhe forcën ushtarake për t’i arritur qëllimet e saj” , ka thënë Kredok, gjatë një fjalimi në Komitetin Ushtarak të Senatit amerikan. SHBA-të dhe NATO i kanë ndërprerë kontaktet e rregullta me armatën ruse pas luftës në Gjeorgji.
Advertisement