Tre anije nuk mund të lëvizin, që kur mbetën në akullin me trashësi prej dy metrash, gjatë ditës së premte, bëjnë me dije mediat ruse. Zyrtarët kanë besim që të gjithë do të shpëtohen nga një akullthyes i tretë më i madh që është duke mbërritur, ndërsa dy të tjerët kanë braktisur operacionin shpëtues për momentin, për t’i ardhur në ndihmë një anije të katërt që po afrohet në mënyrë të rrezikshme pranë detit. Anija e quajtur Myr Yelizavety ndodhet vetëm një kilometër larg tokës dhe mban 78 persona në bord. Një anije e pestë me 25 persona ka kërkuar gjithashtu ndihmë në të njëjtën zonë. Pavarësisht se ngrirja e detit është e zakonshme në pjesën artike veriore të Rusisë, fenomeni nuk është shumë i shpeshtë në detin e Okhotkut, i cili ndan vendin nga ishujt e Japonisë.