Rusi – Dorëzohet raporti për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në GJND

Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Moskës thuhet se dokumenti rus përmban konkluzionet se, “shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga ana e qeverisë së përkohshme në Prishtinë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, përfshirë rezoluten 1244 të Këshillit të Sigurimit”. Vëndet anëtare të OKB-së kanë të drejtë të paraqesin qëndrimin e tyre pranë GJND-së lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Advertisement