Në votim morën pjesë 254 deputetë dhe senatorë të cilët votuan në favor të këtij dokumenti dhe 176 kundër, ndërkohë që 236 vota ishin të mjaftueshme për miratimin e tij. “Është nder për një qeveri të shpërbëhet ndërsa favorizon një reformë me objektiv heqjen e privilegjeve”, deklaroi Boc duke iu referuar reformës së pensioneve që ai mbronte përpara këtij votimi. Dy grupet e opozitës që e kërkuan këtë veprim, Partia Nacional Liberale (PNL) dhe Bashkimi Demokratik i Hungarezëve (UDMR), të bashkuar me socialdemokratët (PSD), e kritikonin atë për krijimin e një qeverie “të paligjshme”, të formuar vetëm nga ministra të Partisë së tij Demokrate-liberale (PDL). PSD-ja doli nga koalicioni në pushtet më 1 tetor, për të protestuar kundër shkarkimit të njërit prej ministrave të saj.