Rumani – Hua 20 miliarde euro nga FMN

Rumania po negocion me Fondin Monetar Nderkombetar dhe Bashkimin Evropian, per te siguruar nje hua prej 20 miliarde eurosh te cilat nevojiten per te kapercyer krizen. Hollesite lidhur me keto nevoja do te behen te ditura gjate diteve te ardhshme. Qarqet qeveritare te Rumanise pohojne se nga BE-ja priten rreth shtate miliarde euro. Ne rast se marreveshja arrihet, Rumania do te jete vendi i katert qe kerkon ndihma nderkombetare per rimekembjen ekonomike pas Hungarise, Letonise dhe Ukraines.    
Advertisement