Nga rinumërimi i 137.067 fletëve të votimit, KQZ ka vlerësuar se për Baseskun kanë qenë 1260 vota pro, ndërsa për rivalin e tij Mircea Goana 987. Rezultatet do t’i dorëzohen Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren. Të martën e kaluar Partia Socialdemokrate kërkoi që gjykata të pezullojë zgjedhjet, pasi sipas saj procesi i votimit është shoqëruar nga blerje votash dhe votim familjar.


