Rudina Magjistari: Në dilemë për të mësuar gjininë e fëmijës

Moderatorja e njohur e ekranit, Rudina Magjistari, vetëm pak ditë më parë ka lajmëruar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Në vitin e katërt të lidhjes me partnerin e saj, Xhavit Bajrami, Rudina është duke përjetuar pritjen e ëmbël, të cilën e ka përshkruar si momentin më të lumtur të jetës.

Advertisement

E pyetur nga “Panorama” për përjetimet e para nga kjo pritje e ëmbël, Rudina thotë: “Ishte dëshirë shumë e madhe e të dyve që të kishim një fëmijë. Shtatzënia po shkon shumë mirë, s’më ka shkëputur asnjë ditë nga puna, për fat të mirë. Gjininë e fëmijës nuk e dimë dhe jemi në dilemë ta mësojmë apo ta lëmë pa zbuluar deri në fund”,- ka thënë moderatorja e programit “Takimi i pasdites”.