RTSH zbulon emrin e prezantuesit të “Festivalit të Këngës” dhe është krejtësisht surprizë!

Prej javësh, teksa “Festivali i Këngës” në RTSH është në prag të nisjes, në media aludohet për emrat e prezantuesëve të netëve “live”, teksa produksioni i këtij viti ka bërë të ditur emrat e konkurrentëve dhe një prej moderatoreve.

Kështu, disa ditë më parë, u njoftua se aktorja Adriana Matoshi do të ngjitet në skenën e madhe të Festivalit në rolin e prezantueses, ndërsa sot është zbuluar edhe një prej partnerëve të saj. Bëhet fjalë për një emër krejtësisht surprizë dhe po flasim për Kledi Kadiun.

Advertisement

Balerinin dhe koreografi i njohur, që prej vitesh punon e jeton në Itali, do të jetë kështu në rolin e moderatorit në netët e Festivalit, teksa përkrah tij dhe Matoshit, pritet të jenë edhe dy emra të tjerë. Kadiu, që vitin e shkuar u rikthye në ekranin shqiptar si pjesë e jurisë së “DWTS” në Top Channel, është shprehur krenar për këtë mundësi që i është dhënë, teksa ne jemi mjaft kuriozë ta shohim në këtë pozicion të ri për të.