Ishte 27-vjeçari nga Durrësi, Kreshnik Avdul Selmani, i cili pas një konflikti të çastit me të fejuarën e tij në shtëpinë e saj qëlloi me armë mbi 22-vjeçaren Marsida Xhemal Hoxha duke e lënë të vdekur në vend. Më pas i riu 27-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës me të njëjtën armë zjarri. Policia e Kavajës pasi pa nga afër dy trupat e pajetë ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të këtij krimi të rëndë që i mori jetën dy të rinjve. Në pyetje po merren familjarët e dy viktimave dhe persona që mund të zbardhin arsyet e krimit, apo të konfliktit mes çiftit.
Rrogozhinë | Vret të fejuarën, më pas vret veten
Friday, January 16, 2026
RELATED ARTICLES


