Rroftë vitamina B

Kjo është zbuluar nga një studim Australian, botuar në revistën Preventive Medicine. Sipas këtij studimi niveli i lartë i vitaminës B, ka një efekt mbrojtës për trurin. Studimi ka analizuar, vëzhguar e monitoruar mënyrën e të ushqyerit të 709 personave, për 17 vite me radhë. Carly Herbison, një nga autorët e studimit ka shpjeguar: “Vitaminat e grupit B janë thelbësore për prodhimin e neurotransmetuesve, si seretonina, e cila rregullon sjelljen e njerëzve dhe është e lidhur me ndjenjën e lumturisë dhe mirëqenies. Ky është një mesazh i qartë mbi rolin mbrojtës që mund të ketë kjo vitaminë”. Burimet natyrore të pasura me vitaminë B janë: majaja e birrës, orizi integral, bishtajat, bajamet, arrat, banania, e verdha e vezës, mishi i derrit, toni, perimet e freskëta jeshile, patatja, etj.

Advertisement