Ky episode ka ndodhur në Kinë. Djali i Peng Gaofeng kish humbur në Mars të vitit 2008, pa lënë gjurmë. Për t’a rigjetur ai kish publikuar në internet foto të djalit duke kërkuar ndihmën e internautëve kinezë. Pas tre vitesh të gjatë pritjeje një student nga Pizhou, ka parë fotot dhe është vënë në kontakt menjëherë me Peng, i cili ka bërë udhëtimin që aq shumë e kish ëndërruar. “Është im bir. Nuk mund të gaboj. Më njeh dhe flet njësoj si ai, në dialektin tonë”,- ka rrëfyer babai fatlum për shtypin . Gjithsesi paçka bindjeve personale Peng duhet të presë rezultatet e analizave të ADN-së për t’u siguruar që ai është vërtetë biri që i kishin rrëmbyer para tre vitesh. “Është një mrekulli interneti!”,- ka thënë Peng.
Rrëmbimet po bëhen një problem gjithnjë e në rritje në Kinë.


