Rrëzohet kërkesa e PD për hetim ndërkombëtar të CEZ

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar kërkesën e PD-së për hetim ndërkombëtar, ndërsa LSI-ja ka abstenuar.

Më herët PD kishte deklaruar se nëse kjo kërkesë do të rrëzohej, për demokratët kjo do të quhet një vendim politik.

Advertisement

Në komisionin parlamentar të ligjeve,deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se nuk ka asnjë ndalim kushtetues që të ketë hetim ndërkombëtar për këtë çështje.

“Është nën akuzë kryetari i Kuvendit. Asnjë hetues shqiptar nuk i shkon deri në fund hetimit, ndaj na duhen hetues të huaj. Nëse e rrëzoni, ky është vendim politik”, është shprehur Bylykbashi.

Por deputetët e majtë argumentuan se organet vendase janë kompetente për të hetuar. “Shqipëria është vend i pavarur dhe organet e hetimit funksionojnë”, kanë argumentuar të majtët.