Episodi i dytë i sagës me kartona të animuara, që njohu suksesin e madh, tregon aventurat e një arushi panda që përpiqet të mësojë artet marciale. Edhe pse shumë njerëz kanë bërë orë të tëra rrugë për të blerë një biletë për t'a parë KUNG FU PANDA 2, tashmë një shoqatë ka vendosur t'a bojkotojë filmin. Për disa studiues, filmi nuk përputhet me kulturën orientale. Arsyeja për kaq shumë kritika është e lidhur me futjen e elementeve tradicionale kineze në film, elementë të cilët sipas studiuesve do të trondiste kulturën orientale. Për të ndezur akoma më tepër polemikat, ka ndikuar dhe zgjedhja për të prezantuar filmin në të njëjtën ditë me “Children’s Day”, festivalin kombëtar të fëmijëve. “Kjo ngjarje duhet të jetë e pastër! Nuk është e udhës t’a kthejmë në një ditë për të fituar para Hollywood-i”,- i ka shkruar në një letër të hapur udhëheqësve të kinemasë kineze, artisti Zhao Bandi, siç raportohet nga agjencia New China. Zhao në vitin 2008, kur u paraqit episodi i parë i sagës me kartona të animuar, kishte nisur fushata për bojkotimin e filmit, por, pavarësisht nga përpjekjet e tij, filmi solli një numër të madh shitjesh duke kapur shifrën prej 180 milionë yuan kinezë (më shumë se 19 milion euro).
Rrezikohet shfaqja në Kinë
Thursday, January 15, 2026
Next article
RELATED ARTICLES


