Në njoftimin për shtyp të kësaj ministrie mësohet se kufizimi i përkohshëm bëhet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore, të cilat për arsye teknike dhe sigurie nuk mund të zhvillohen në prezencë trafiku. Ndërkohë policia e shtetit ka urdhëruar marrjen e masave shtesë në segmentin e rrugës Shkodër-Pukë Kukës. Kjo për shkak të shtimit të lëvizjes së automjeteve përgjatë rrugës së vjetër. Policia këshillon qytetarët të lëvizin përmes Qafës së Malit ku do të ketë dhe shërbime suplementare të policisë.

Advertisement