Rregulla të arta, për pushime me miqtë

Organizoni kastin ideal: Është shumë e rëndësishme përzgjedhja e njerëzve me të cilët do të shkoni për pushime. Thuajini PO miqve të vjetër me të cilët keni qenë edhe më parë për pushime dhe ndani të njëjtat interesa, vlera dhe mënyra jetese. Thuajini JO çifteve që janë në krizë, prindërve që janë të lodhur nga bebet e tyre apo fëmijët adoleshentë, kolegut në depresion që e njihni shumë pak apo shokëve të fëmijërisë. Dhe mbi të gjitha, nëse jeni singëll mos shkoni me pushime me një grup çiftesh apo prindërish.

Paraprijini gjërave: Organizoni një takim me të gjithë miqtë që do të vijnë për pushime dhe diskutoni e shprehni atë çka prisni nga udhëtimi, nevojat, idetë etj si këto. Kështu gjërat do të jenë më të qarta që në fillim.

Advertisement

Zgjidhni vendin e duhur: Mos shkoni kurrë tek shtëpia e familjarëve të ndonjërit prej miqve. Aty do të ndiheni si të ftuar dhe do të rrini me frikë se mos thyeni apo prishni ndonjë gjë. Gjeni një vend neutral që të plotësojë kriteret e vendosura për pushime: det, mal, fshat, hotel, rezort etj. Gjeni një vend të madh ku secili të ketë hapësirën dhe privatësinë e tij.

Mos kini frikë të përmendni paratë: Paratë vazhdojnë të jenë ende tabu mes miqsh. Jini të qartë që prej fillimit duke fiksuar një buxhet për çdo gjë, por tregohuni të drejtë. Nuk ka përse miqtë beqarë të paguajnë para njësoj për ushqim fëmijësh psh. Mbani gjithnjë një bllok shënimesh me vete ku secili të shkruajë shpenzimet e bëra.

Limitoni kohëzgjatjen e pushimeve: Mos u tundoni të kaloni të gjithë pushimet e vitit me miqtë. Paçka se janë shumë të dashur për ju, do të vijë një pikë që do të lodheni dhe nuk do të merrni kënaqësi nga pushimet e kaluara së bashku. Kohëzgjatja ideale e pushimeve do të ishte një javë, sidomos nëse nuk keni kaluar kurrë pushime me këta miq më parë. Merrni një javë pushime e kalojini me partnerin.