Rrëfimi prekës i Rita Latit: Përpara Rozës kam humbur një vajzë…

Një prej të ftuarave në spektaklin e djeshëm të “Në Kurthin e Piter Pan” ka qenë Rita Lati. Ajo ka treguar më tepër sa i përket jetës së saj private teksa ka bërë një rrëfim prekës duke u shprehur se përpara se Roza Lati të vinte në jetë, Rita kishte humbur një vajzë.

Ardhja në jetë e Rozës për Ritën ishte momenti më i lumtur i jetës së saj. E ndër të tjera Rita tregon se Roza dukej identike si motra e saj.

Advertisement

Momenti kur u bëra mama ishte me i lumturi. Kisha humbur një vajzë para Rozës dhe Roza u prit me shumë dashuri. Brenda vitit Zoti m’i mbushi duart plotë.

Roza ishte e shëndetshme dhe dukej identike si ajo. Njerëzit nuk e dinin se isha bërë nënë sërish.”- shprehet Rita.