Rrëfimi i trishtë

Aktorja tashmë 35 vjeçare ka kaluar një fëmijëri aspak të këndshme, plot ankthe nga babai i alkoolizuar që dhunonte të ëmën e atë vetë. Jeta e Charlize Theron ka qenë publike prej kohësh, por vetëm këto kohët e fundit u bë publik një kapitull i ri, ku të gjithë mund të kuptojnë se ç’ka ndodhur. Një ditë babai i saj ish kthyer në shtëpi i dehur dhe kish vendosur të vriste mamanë dhe vogëlushen Charlize. Ai tentoi të hynte në shtëpi me një pistoletë në dorë, por Gerda (mamaja) pa u pushtuar nga paniku nxorri pistoletën që mbante në shtëpi dhe qëlloi gjakftohtë atë që prej vitesh kish qenë partneri dhe babai i vajzës së saj. Charlize mundi të shihte kështu të atin përtokë me një pellg gjaku përreth. Ai imazh ishte shokues e madje deri në ditët e sotme aktorja vuan nga një shqetësim obsesiv – kompulsiv, si pasojë e kësaj traume familjare.

Charlize dhe Gerda të çliruara më në fund nga përbindëshi u transferuan në Itali ku ajo mundi të bënte eksperienca në fushën e modës, ku edhe fitoi një çmim në Positano, pak përpara se të bëhej imazhi i Martinit, falë fundshpinës së saj sexy. Që nga ai moment karriera e saj pësoi veç rritje derisa u bë aktorja që të gjithë ne njohim sot e që pagohet 20 milion $ për një film.

Advertisement