Rrëfimi i Kate Winslet

Ylli i Hollivudit, Kate Winslet, e cila u martua me Ned Rocknroll në 2012, rrëfen se nuk ka qënë e lehtë të përballej me ndarjen me Sam Mendes dhe Jim Threapleton.

Duke folur për Wall Street Journal Magazine, 39-vjeçarja rrëfen se nuk e konsideron veten një yll kinemaje dhe arsyen se pse e mban Academy Award në tualet.

Advertisement

Mbi jetën e saj dhe divorcet, Kate komenton: “Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur në jetën time. Askush nuk e di se sa zgjati martesa ime e parë, askush nuk e di se sa zgjati e dyta. Dhe unë jam krenare që kam heshtur. Njoh mjaft njerëz që nuk janë në sytë e publikut dhe kanë kaluar disa martesa. Dhe unë ia dola, këto jane letrat që më dha jeta. Unë nuk e kisha planifikuar kështu. Dhe kjo nuk ka qënë e lehtë”, ka thënë Kate.