Robert Ndrenika është padyshim ikonë e kinematografisë shqiptare.

Por, sa prej jush e dinin që ai ishte një nga miqt më të mirë të babait të ndjerë të Rozana Radit?
Këtë e ka treguar vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi prekës në Instastory, ku tregon se Roberti ishte një nga miqt më të mirë të babait të saj dhe një këshillues i mirë për të.

Advertisement[the_ad id="69159"]

“Një nga miqtë më të mirë të babait tim. Dikur më këshillonte ndërsa sot më shtrëngon dorën Xhaxhi Berti vazhdoj ta thërras ende. Unë për të do të mbetem gjithmonë e vogla e Nandit.”,- shkruan këngëtarja në një prej postimeve te saj.

“Artistet e mëdhenj kane një buzëqeshje që kur i shikon ta ndryshojnë ditën”,- vijon Rozana me postimin pasaardhës kushtuar aktorit te madh të skenës.