Rose: Leksione si të jesh “bitch”

Amber Rose dëshiron të luajë një rol të rëndësishëm për fuqizimin e grave dhe lidhur me këtë ajo ka pozuar nudo në kopertinën e librit të saj të ardhshëm që mban titullin “How to be a bad bitch”. Ky libër pritet të botohet në Tetor të këtij viti.

31-vjeçarja në kopertinën e librit e ka mbuluar trupin më bojë ari dhe me një shirit shumë të vogël ka mbuluar pjesët intime të saj.

Advertisement

Foto për kopertinën e librit është realizuar nga fotografi David Chapelle, të cilën e ka paraqitur atë si një lloj perendeshe klasike, gjuetar nga mitologjia greke apo romake.

Publikimin e librit të saj Rose e ka ndarë dhe me ndjekësit në llogarinë Instagram, ku ka marrë komente të shumta, të cilat e kanë ndihmuar për të krijuar një ide më të plotë për t’i përdorur më tej në këtë libër.