Ronela Hajati konfirmon zërat për ndarjen nga Young Zerka: “Jam më e padashuruar se kurrë”

Për Ronela Hajatin dhe Young Zerkan u shkruajt për një kohë të gjatë në mediat rozë. Edhe pse dyshja u munduan deri në fund të ruanin privatësinë, gjithçka që lanë të kuptohej ishte se po, ata ishin në një lidhje dashurie.

Por, duket se gjithçka ka përfunduar… Mbrëmjen e djeshme, Ronela ishte e ftuara e radhës e “Në kurthin e Piter Panit”. Ajo ka deklaruar se është “më e padashuruar se kurrë”. “Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen”, është shprehur Ronela.

Advertisement

Young Zerka u shpreh vitin e kaluar se Ronela ishte ‘shpirti binjak’ për të. Pra, në një mënyrë apo në një tjetër, ai konfirmoi zërat për romancën mes dyshes. Megjithatë, historisë duket se i ka ardhur fundi dhe Ronela po përgatitet për një rikthim të fuqishëm këtë verë. Arsyet se pse ka zgjedhur statusin ‘single’, këngëtarja nuk i ka bërë të ditura. Ndërkohë, ne po presim ende këngët (në fakt, më mirë të themi) hitet e reja.

Burimi: News31.al