Në rrjetet sociale, ku të dy kanë miliona ndjekës, gjithçka po shkon mirë mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez.
Aq sa modelja e ka treguar këtë edhe në dokumentarin e saj në Netflix, por realiteti sipas mediave të huaja është ndryshe.
Thashethemet për çiftin janë të vazhdueshme, e fundit vjen nga Portugalia, konkretisht nga programi televiziv ‘Noite das Estrelas’. “Georgina e kalon ditën në një qendër tregtare në Riad dhe kjo është një nga arsyet pse Cristiano nuk është i lumtur. Ajo nuk bën gjë tjetër veçse shpenzon”, thotë gazetari Daniel Nascimento.
Ndërsa modelja Filipa Castro, mikesha e futbollistit hodhi poshtë zërat për një krizë të mundshme mes çiftit dhe siguroi që mes dyshes çdo gjë është në rregull.