Roboti Ai-DA, vjen me ekspozitë personale

Inxhinerët britanikë kanë krijuar të parin robot në botë i cili është i aftë të vizatojë njerëzit thjesht duke përdorur një mikrocip në sy. Duke përdorur Inteligjencën Artificiale, roboti i quajtur Ai-DA mund të skicojë subjektet që pozojnë duke përdorur një laps i cili është vendosur në krahun e tij.

Ai-Da koordinohet përmes algoritmeve duke vepruar mbi tiparet njerëzore për t’i mundësuar asaj të vizatojë portrete ultra realiste. Një ndër krijuesit e robotit piktor shprehet se është duke u punuar që shumë shpejt Ai-Da të jetë në gjendje edhe që të flasë.

Advertisement

Kamerat në sytë e saj njohin tiparet njerëzore, ajo hyn në kontakt me sy dhe ndjek subjektin e saj rreth dhomës. Si një robot vepra e saj e artit përdor proceset dhe algoritmet e AI/ Inteligjencës Artificiale. Roboti gjithashtu ka një kokë “Mesmer”, që paraqet lëkurë realiste silikoni, dhëmbë dhe mishra të stampuar 3D, kamera të integruara të syve, si dhe flokë.

Ekspozita e saj e parë do të nisë në Universitetin e Oksfordit në maj ku Ai-Da do të tregojë vizatimet e saj, punimet plastike, argjendi dhe bronzi 2D dhe 3D të bëra përmes proceseve të Inteligjencës Artificiale.

/ATA/