Robin Williams nuk vdiq nga depresioni

Bashkëshortja e aktorit Robin Williams ka folur për për sëmundjen me të cilën ai po luftonte përpara se të ndërronte jetë në një intervistë me revistën “People”.
“Nuk ishte depresioni, ai që e vrau Robin”, tha Susan Williams.
Simptomat e Williams u përkeqësuan përpara vdekjes së tij, tha e shoqja, por doktorët nuk kishin ende në gjendje që ta diagnostifikonin atë përpara autopsisë. Ajo shpreson që ky zbulim të ndihmojë të tjerët që po vuajnë nga kjo sëmundje.
“E kam kaluar vitin e fundit duke zbuluar se çfarë e vrau Robin”, tha ajo. “Për të kuptuar se çfarë ishim duke luftuar, e madje një prej doktorëve është shprehur se Robinishte shumë i vetëdijshme për gjendjen e tij dhe se nuk mund të bënte asgjë për këtë”.
“Nëse Robin do të jetonte, ai do të kishte edhe 3 vite jetë, por ato do të ishin vite të vështira”, rrëfeu Susan.

Advertisement