Tre prej aktoreve më në zë të Hollywood-it do të shfaqen së bashku në ekranin e madh.
Julia Roberts, Jennifer Aniston dhe Kate Hudson do të jenë protagonistet e filmit “Mother’s Day”, nën regjinë e Garry Marshall.
Filmi flet për disa histori të ndryshme dhe se si festa e Mamasë ndikon në jetën e tyre.
Trailer-i i parë i filmit është publikuar nga Yahoo! Movies.
Roberts do të luajë rolin e Mirandës, një moderatore televizive e cila nuk ka fëmijë.
Aniston do të jetë Sandy, një grua e divorcuar me dy fëmijë, e cila është në kërkim të dashurisë.
Hudson do të luajë rolin e Jesse, një mama e cila nga ana tjetër kerkon të forcojë marrëdhënien me mamanë e saj.
Filmi “Mother’s Day” do të shfaqet në kinema më 29 Prill.