Roberto Benigni do të luajë rolin e Geppettos në filmin “Pinocchio” të Matteo Garrones. Filmi do të jetë një bashkëprodhim ndërkombëtar italo-francez, e do të xhirohet tërësisht në Itali, në zonën e Lacios, Toskanës dhe Puljas.
Personazhet dhe krijesat fantastike do të realizohen nën kujdesit e Marc Coulier, montazhierit të talentuar dhe fitues të dy çmimeve “Oscar”.
“Kukulla e Kolodit më ka intriguar që fëmijë, kur shkruaja skenarët e parë”, shprehet Garrone.
Kritikët e kinemasë thonë se, në fakt, elemente nga subjekti i “Pinocchio”-s gjenden në të gjithë filmat e Garrones, duke vërtetuar familjaritetin që regjisori ka me këtë vepër.
“Pinocchio” do të jetë një film i shikueshëm nga të gjithë pjesëtarët e familjes, të mëdhenj dhe të vegjël. Askush si Roberto, i cili ka argëtuar dhe ka prekur miliona spektatorë në të gjithë botën, nuk ia mbërrin të emocionojë dot një publik të çdo lloj moshe.
Regjisori e falënderon aktorin për pranimin në këtë eksperiencë, të cilën e konsideron një aventurë me shumë risqe.